Arsenal i karikuar për merkaton, hedh sytë nga Real Madrid

Arsenali ka kohë që po tenton transferimin e Iscos nga Real Madridi.

Skuadra londineze duket se tani është afër që t’ia arrij qëllimit, pasi spanjolli e kërkon largimin nga Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Mirror Sport, Isco nuk ka insistuar të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Kështu, nga muaji i ardhshëm, mesfushori do të jetë i lirë të diskutojë me secilën skuadër që i ofron pagë të majme dhe siguri për më shumë minuta në fushën e lojës.

Sipas Mirror, Isco pëlqen kalimin te Arsenali, duke ditur se vendi i titullarit nuk do të diskutohej.

The Gunners do të presin deri në verën e vitit të ardhshëm për të marrë shërbimet e tij. Madje thuhet se Chelsea e Liverpool janë po ashtu të interesuar. /h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 17:34