Arrihet marrëveshja, Real Madridi transferon yllin e Rennes

Eduardo Camavingo do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit për këtë sezon.

Camavinga gjatë tërë afatit kalimtar të verës u lidh me një kalim të mundshëm te PSG dhe Man Utd.

Megjithatë së fundmi në garë për transferimin e tij u inkuadrua edhe Real Madridi që tani kanë arritur marrëveshje me Rennes për karton e tij.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, tani dy klubet kanë arritur marrëveshjen për Eduardo Camavingan.

“Los Blancos”, kanë shpenzuar 31 milionë euro për blerjen e mesfushorit, plus bonuset.

18-vjeçari, tashmë ka kompletuar testet mjekësorë dhe së shpejti do të zyrtarizohet te ‘Mbretërit’.


Shtuar 31.08.2021 08:25