Arbër Hoxha realizoi golin e tij të parë në edicionin e ri të elitës së futbollit kroat, duke kontribuar në fitoren bindëse të Dinamo Zagrebit kundër Rudesit.
Skuadra nga Zagrebi dominoi përballjen e javës së tretë të kampionatit dhe mposhti pa vështirësi mysafirët me rezultatin 4-0.
Të lidhura
None found
Goli i katërt i Dinamos u shënua nga Hoxha në minutën e 63-të, duke përcaktuar përfundimisht fatin e takimit.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa paraqitja e tij e vendosi mes futbollistëve që spikatën më shumë në fushë.
Ky ishte realizimi i parë i Hoxhës në kampionat për sezonin 2026/27, teksa Dinamo Zagrebi po vijon nisjen pozitive në elitën kroate.
