Antonio Contes i ofrohet mundësia të rikthehet në Serie A

Trajneri italian i futbollit, Antonio Conte ka qenë prezent në shkallët e stadiumit në duelin mes Torinos dhe Napolit ku këta të fundit pësuan një humbje të hidhur me rezultat 3-0.

Pas përfundimit të ndeshjes në një bisedë të shkurtë me tifozët napolitanë, ai la të kuptohej se në një të ardhme të afërt mund të ulet në stolin e ekipit të tyre të preferuar.

Napoli ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e luajtura në Serie A, që prej rikthimit të trajnerit Walter Mazzarri dhe tani e shohin veten 22 pikë larg liderit të tabelës Interit.

Mediat napolitane raportojnë se Conte u tha tifozëve të Napolit të dielën se është gati të marrë klubin në menaxhim deri në fund të sezonit.

“Mund të bëhet, por unë dua që gjërat të bëhen siç duhet”, besohet se u ka thënë tifozëve tekniku italian.

Conte kishte zhvilluar tashmë negociata me zyrtarët e Napolit në tetor, por në fund ai refuzoi ofertën e tyre sepse nuk donte të merrte detyrën nga një trajner tjetër.

Napoli më pas shkarkoi Rudi Garcian në nëntor dhe e zëvendësoi atë me Walter Mazzarrin, i cili pranoi një kontratë deri në fund të sezonit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në qershor. /Telegrafi/


Shtuar 9.01.2024 11:11