Anglia “shkatërron” Shqipërinë, Italia barazon me Zvicrën (VIDEO)

Anglia e ka patur shumë të thjeshtë fitoren e sotme ndaj Shqipërisë me rezultatin e thellë 5-0.

“Tre Luanët” shënuan 5 herë në pjesën e parë duke siguruar kështu vendin e parë . Anglia ndodhet në krye të grupit në kuotën e 23 pikëve e ndjekur nga Polonia me 20 pikë.

Harry Kane ka shënuar një tripletë por goli i tretë i tij ishte një kryevepër e vërtetë.

Shqipëria tashmë ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë.

Italia nga ana tjetër ka ndarë pikët me Zvicrën.

Rezultati i pjesës së parë  u mbyll 1-1. Zvicerianët shënuan të parët por u barazuan nga Di Lorenzo pa u mbyllur ende pjesa e parë.

Në minutën e 90’ Jorginho humbi një penallti duke i hequr kështu fitoren nga duart ekipit të tij.

Italia dhe Zvicëra kanë nga 15 pikë por Italia kryeson grupin duke u favorizuar nga sasia e golave në total./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 22:41