Allegri: Juventus duhet të fitojë në Suedi

Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Wojciech Szczesny dhe Matthijs de Ligt do të luajnë ndaj Malmos në Ligën e Kampionëve dhe e ka bërë të qartë se Juventus duhet të fitojnë në Suedi.

“Duhet të fitojmë që t’i vëmë bazat e duhura dhe të përballemi me grupin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Në futboll asnjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë, ne duhet të përpiqemi që të ndodhin gjërat e duhura. Në këtë moment në ligë, nuk ka shkuar mirë, përkundër faktit se skuadra është sjellë mirë”.

“Nesër (e martë) duhet të jemi të fokusuar në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Allegri në konferencën për shtyp.


Shtuar 13.09.2021 22:16