Allegri është në prag të shkarkimit, ka humbur mbështetjen e lojtarëve dhe një pjesë të kryesisë

Giovanni Capuano i Radio 24 raporton se Massimiliano Allegri rrezikon të shkarkohet, ndërsa lojtarët e Juventusit raportohet se akuzojnë trajnerin për “mungesë komunikimi”, mungesë të një plani të qartë loje dhe metodologji të vjetëruar të punës.

Tensionet po rriten në dhomat e zhveshjes së Juventusit, veçanërisht pas humbjes në Izrael. Tani bardhezinjtë rrezikojnë të jenë në Europa League apo edhe të mbeten jashtë zonës Champions. Në tabelën e Serisë A, skuadra zë vendin e 8-të, gjë që pasqyron edhe gjendjen aktuale të klubit.

Edhe pse Andrea Agnelli është në krah të Allegrit, mbështetja e tij në dhomën e zhveshjes së Juventusit është duke u pakësuar.

Ka zëra se Allegri do të shkarkohet para merkatos së dimrit dhe botimi francez Sport.fr ofron shumë aplikantë për ta zëvendësuar atë, duke përfshirë Julen Lopetegui, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps.

Ekziston një mundësi për t’u rikthyer te klubi Antonio Conte, i cili aktualisht është trajner i Tottenham.

Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero mund të përfshihet në strukturën e klubit. /G.D albeu.com/