Presidenca çeke: Në nëntor do bisedojmë sërish për Kosovën. Shumica pro liberalizimit

Zëvendëskryeministri  i Republikës çeke, njëkohësisht ministër i brendshëm, Vit Rakusan është përgjigjur për ABC në konferencën e shtypit përfundimtare të 27 ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rakusan theksoi se në nëntor do të bisedohet sërish për Kosovën, dhe se shumica e shteteve anëtare janë pro liberalizimit të vizave.

Të lidhura

None found

ABC: Qeveria e Kosovës konsideron, se disa shtete anëtare po imponojnë kushte të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. A e konfirmoni këtë apo i cilësoni ato si modealitetet që kanë nevojë të diskutohen dhe kur parashikoni vendimin përfundimtare për liberalizimin e vizave?

Vit Rakusan, ZV/kryeministër i Republikës Ceke: Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin europian, ne gjirin e Këshillit të ministrave muajin e ardhshëm, përfshirë dhe debatin me Komisionin. Nuk mund t’ju them tani termat konkrete të përfundimit të këtij debati. Por ajo që mund t’ju them, është se shumica e shteteve anëtare janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga Erisa Zykaj/abcnews.al


Shtuar më 14.10.2022 19:28

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş