“Albania”, kënga zyrtare e Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në Gjermani 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me këngëtarin, Capital T.

Njoftimi i FSHF-së:

Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

STAY TUNED, datë 30 maj


Shtuar 24.05.2024 10:11