Alban Bushi ka dal sot në një konferencë për sthyp që u mbajt në orën 12 tek stadiumi “Air Albania”.
Ai ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me U-21 të cilët do të përballen me Slloveninë dhe Kosovën në datat 12 dhe 16 nëntor. Teknkiku I shpresave ka theksuar se në fushë do të japin 200% të vlerave dhe energjisë së tyre.
Një pjesë nga konferenca e Alban Bushit:
Grumbullimi i Muçit– “Derisa është këtu, atëherë do të jetë me ne. Nëse ekipi A ka dëmtime, atëherë Reja ka marrë lojtarë nga U21. Ne nuk kemi shumë alternativa në sulm, kemi pasur problem kryesor këtë edicion. Kemi improvizuar Karricën, sulmues i vetëm është Muçi dhe është problem nëse nuk është, por kam besim se do të jetë me ne”.
Bajrami, i kërkuar nga Zvicra- “Ka qenë një punë e mirë nga Federata se ka pasur tentative edhe nga Zvicra. I uroj suksese me ekipin shqiptar”.
Mungesat– “Përgatitesh për disa lojtarë, por më pas ka pasur ndryshime dhe janë lojtarë të datëlindjes 2002 që do të jenë edhe edicionin tjetër. Kemi bërë mirë këto ndeshjet e fundit dhe jam i lumtur se lojtarët më kanë ndjekur. Kanë qenë të impenjuar, pavarësisht se kundërshtari ka qenë më lart. Duhet të japim 200% se jemi modest. Objektivi jonë do të jetë vendi i dytë, por në letër Çekia, Sllovenia dhe Anglia janë më të fortë. Kemi lojtarë cilësorë por në momentin që kemi mungesa, kemi probleme. Nëse kemi grupin e plotë bëjmë mirë. Nuk mund të kemi objektiva si Franca, qëllimi është të marrim sa më shumë pikë. Por, objektivi i Federatës është të çoj lojtarë në ekipin e parë. Kam besim se do të fitojmë në Slloveni, nëse luajmë për njëri-tjetrin mund të fitojmë. Me Andorrën nuk kemi fituar lehtë, ata kanë marrë edhe barazim me Anglinë. Janë 11 kundër 11, edhe ne kemi hallet tona si Shqipëri. Ekipit i bëjnë mirë fitoret, ka një optimizëm dhe ne jemi shqiptarë dhe duhet të qëndrojmë ku jemi dhe duhet 200% që të fitojmë kundër Sllovenisë. Me këtë mendim mund të jemi të suksesshëm, por që sukses më i madh do të jetë kur disa lojtarë të shkojnë në ekipin A.
Ne i kemi dhënë mundësinë të gjithëve edhe atyre në kampionatin shqiptar. Kanë bërë mirë, sidomos dy lojtarët e Kukësit, Peposhi dhe Tafa. Prenga ka marrë pak minuta, t’i japim dorë të rinjve. I kemi alternuar lojtarët nga jashtë dhe ata nga kampionati. Do të luajnë ata që janë në formë. Çdo ndeshje është e rëndësishme, edhe stërvitja është e rëndësishme. Stërvitja është fytyra e ndeshjes. Në rast se jemi në lojë, atëherë në mars mund të marrim edhe Kumbullën me Brojën pasi ekipi A është pushim. Këtu ndjehem mirë dhe jam krenar. Jam i fokusuar te U21, kam edhe ëndrrën për t’u kualifikuar me U21.
Përplasje me Kosovën për lojtarë? “Kemi kontaktuar kur kanë qenë të pavendosur, disa kanë pranuar, të tjerë jo. Por, është normale. Nëse do ishte një kombëtare do të kishim një ekip shumë të fortë. Jemi më të fortë se Kosova. Sulmuesit i njoh më shpejtë, kemi probleme në mbrojtje. Shqiptarët janë më sulmuesa në përgjithësi”,është shprehur Bushi. / h.ll/albeu.com