A i ka gati PS emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale? Çfarë thotë Taulant Balla

Nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

Balla tha se vendimi i Kushtetueses tregoi se asnkush nuk del mbi sovranin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendim i drejtë dhe mirëpritur, që konsolidoi bindjen e të gjithëve se mbi sovranin nuk del askush. Ishte vendim që konsolidoi rendin dhe vlerat demokratike në vend, ku sovranui vendos. Çdo përprjekje për t’i hequr popullit të drejtën e vendimmarrjes, nuk duhet të harrrojmë se vijnë sërish zgjedhjet. Shpreh vlerësimin maksimal tonin për konsulencën që Shqipëria merr nga komisioni i Venecias. Sa herë që Venecia jep një opinion, duhet të vlerësohet nga të gjitha palët”, u shpreh ai.

I pyetur nëse PS i ka gati emrat për të shkuar në zgjedhje të pjesshme të parakoshme, Balla tha se nuk mund t’i përgjigj kësaj pyetje, por shtoi se partia ku ai bën pjesë është krenare për vendimmarjen për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Pyetje që unë nuk japë përgjigje. Natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vetë për të garuar në zgjedhdjet e 30 qershorit, edhe pse pti një përpjekje nga opozita e atëhershme për të minuar dhe penguar zgjedhjet”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 12:47