Afrimi i Zidane me PSG, afron edhe Pogban me klubin francez

Një kalim i mundshëm i Zinedine Zidane në stolin e PSG-së duke zëvendësuar Pochettinon i cili mund të ulet në stolin e Man United, do të bënte më të lehtë edhe transferimin e Pogba te klubi parisien.

Sipas Todofichajes, Al Khelaïfi i ka premtuar Zizout vazhdimësinë e Mbappe-së, si dhe nënshkrimin e lojtarit që gjithmonë e ka dashur te Real Madridi, Pogba, i cili do të mbërrinte në janar si një përforcim yll.

Realiteti është se mesfushori nuk ka plane për rinovim, veçanërisht pasi mësoi se Zidane nuk do të ulet në Old Trafford, ndaj United duhet t’i japë atij një dalje në merkaton e dimrit për të mos e humbur gjashtë muaj më vonë me kosto zero.

Juventusi dhe Real Madridi do të përjashtoheshin, dhe kjo ndodh sepse Pogba ka përparësi të luajë nën urdhrat e një prej idhujve të tij, Zidane, i cili nëse asgjë nuk shkon keq mund t’i bashkohet ekipit të Parque de los Príncipes sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com

 


Shtuar 23.11.2021 13:51

Tags: , ,