Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi dhe një mesazh kushtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit në SHBA, Ademi ka ndjekur dy ndeshjet përmbyllëse të Kupës së Botës 2026: përballjen Francë-Angli për vendin e tretë, si dhe finalen mes Spanjës dhe Argjentinës. Në këtë vizitë ai është takuar edhe me presidentin Trump.
Në reagimin e tij, kreu i FFK-së e ka vlerësuar si kënaqësi të veçantë përshëndetjen me presidentin amerikan. Ai ka vënë në pah edhe lidhjet e afërta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ademi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar se miqësia ndërmjet dy shteteve është e përhershme, e fortë dhe e palëkundur.
Postimin e Agim Ademit, pa asnjë ndërhyrje
Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona.
