Abramovich ka marrë pasaportë portugeze, drejtësia e heton

Në muajt e fundit, Roman Abramovich është bërë një qytetar i plotë i BE-së. Pasaniku rus në fakt ka marrë një pasaportë portugeze. Këtë e ka bërë të ditur portali ‘East Journali’ cili saktësoi sesi pronari i Chelsea ka shfrytëzuar një ligj që është në fuqi në Portugali që nga viti 2015 dhe i cili u ofron shtetësi hebrenjve të dëbuar nga Gadishulli Iberik gjatë inkuizicionit.

Një lloj kompensimi për dëmin e bërë në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të cilin Abramovich vendosi ta shfrytëzonte, duke dëshmuar se ishte pasardhës i hebrenjve sefardikë portugez, nëpërmjet një certifikate të lëshuar nga Komuniteti Hebre i Portos.

Ky komunitet vendosi të hapte një hetim, duke marrë parasysh se mbiemri Abramovich është i përhapur në mesin e hebrenjve Ashkenazi, domethënë në Evropën Qendrore-Lindore, pra jo spanjisht-portugez./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 18:34