10 klubet që kanë shpenzuar më shumë në dekadën e fundit (FOTO LAJM)

Manchester City është klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato gjatë dhjetë viteve të fundit.

Kampionët e Anglisë kanë investuar plot 1.51 miliard euro, duke mbajtur vendin e parë sa i përket harxhimeve.

Në vend të dytë Barcelona me 1.47 miliard euro, ndërsa podi kompletohet nga një tjetër klubi anglez.

Chelsea, që sezonin e kaluar fitoi Champions League për herë të dytë në histori, ka shpenzuar po aq sa klubi katalans: 1.47 miliard euro.

Juventusi renditet në vend të katërt. Bardhezinjtë italianë kanë investuar 1.44 miliard euro, por nuk ia kanë dalë të fitojnë trofeun e lakmuar të Champions League, që mungon në Torino prej vitit të largët 1996.

Më pas me radhë: Manchester United, PSG, Atletico Madrid, Real Madrid, Liverpool dhe Inter, kampionët në fuqi të Italisë, të gjithë klube që kanë investuar mbi 1 miliard euro.


Shtuar 28.07.2021 23:01