Zyrtare! Mes puthjeve në buzë dhe kërcimeve, Alvisa dhe Bashkimi dalin çift nga Për’Puthen (FOTO LAJM)

Alvisa dhe Bashkimi janë larguar çift nga Për’puthen dhe zgjodhën pikërisht mbrëmjen prime për t’i dhënë fund programit.

Çifti i ri mori urime nga të gjithë, përfshi edhe ata që i kishin ndërhyrë në marrëdhënie apo kishin pëlqime kundrejt tyre.

Ata vendosën që të bënin një kërcim të fundit në studion, ku edhe u njohën dhe filluan të kenë ndjenja për njëri-tjetrin.

Një kërcim romantik ndodhi mes tyre që u pasua edhe me puthje, ndërsa mbi ta mbizotëronte pozitivitet dhe shumë ndjenjë./albeu.com/


Shtuar 25.12.2021 23:05