Zgjedhjet në Himarë, Bido: Pjesëmarrja 11 % më e lartë, tregues se kemi të bëjmë me një votë proteste

Studiuesi Ardit Bido në një intervistë për “Ora News” komentoi procesin zgjedhor të kësaj të diele në Himarë dhe komentoi si pritet të ndikojnë këto zgjedhje pas përplasjes për Fredi Belerin, në marrëdhëniet mes Shqipërisë – Greqisë.

“E rëndësishme është që në zgjedhjet e sotme kemi një pjesëmarrje më të lartë të votuesve, pra kemi një rritje me 11 për qind më shumë.

Pra, kemi qartazi një votë proteste, por s’e ndaj kujt nuk e kuptojmë dot në këto momente. A është një votë proteste, kundër qeverisë, një votë proteste kundër Partisë Demokratike, apo protestë kundër vorio-epiriotëve.

Dhe ajo që është e rëndësishme është fakti se asaj zone nuk i intereson fare se kush është apo jo në pushtet. Ndaj duhet parë se për çfarë proteste kemi të bëjmë.

Sa i përket kartave të identitetit të skaduara, qytetarët e dinë se çfarë bëhet kur karta e ID ka skaduar (rinovohet).”, thotë Bido.


Shtuar 4.08.2024 22:44