Vllaznia pret Juventusin në “Loro Boriçi” dhe kërkon mbështetjen e tifozëve

Skuadra e Vllaznisë për femra po përjeton një sukses të madh edhe në arenën europiane. Ekipi shkodran eliminoi Ferencvaroshin në turin e parë eliminator të Champions League për femra, duke hyrë në 32 më të mirat e kontinentit të vjetër.

Por në raundin tjetër i pret një emër i madh si Juventusi, ndaj të cilave vajzat kuqeblu do të kërkojnë të shkruajnë historinë. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet më 1 shtator në orën 19:00 në “Loro Boriçi” dhe klubi i Vllaznisë kërkon mbështetjen e tifozëve për të synuar një rezultat pozitiv kundër Juventusit.

“Të gjithë në mbështetje të vajzave kuqeblu. Më datë 1 Shtator ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja që do të shënojë historinë për vajzat kuqeblu KFF Vllaznia – Juventus. Kjo ndeshje e vlefshme per raundin e dytë pre-eleminator të Uefa Ëomen’s Champions League”, njofton klubi Vllaznisë të femrave./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 15:28

Tags: