Për herë të parë? 12 fakte që i mëson vetëm pasi humbet virgjërinë

Për disa njerëz, seksi për herë të parë mund të jetë një eksperiencë konfuzuese dhe e çuditshme, por për disa të tjerë mund të rezultojë shumë i kënaqshëm dhe “qejf”.

Përdoruesit e rrjetit “Reddit” kanë folur rreth eksperiencave të tyre, duke treguar se çfarë i ka surprizuar më shumë rreth seksit. Përgjigjet e tyre ‘Xing.al’ po i ndan më poshtë me ju:

“Çfarë të ka surprizuar më shumë rreth seksit në momentin kur ke humbur virgjërinë?”

1. “Ka gjithmonë shaka se si çunat zgjasin vetëm 30 sekonda herën e parë, prandaj u habita kur unë zgjata deri në 45 sekonda”.

2. “Nuk dhembi dhe nuk ishte e çuditshme. Kisha dëgjuar aq shumë të thonin se hera e parë do të ishte e tmerrshme, saqë u befasova që nuk ishte.”

3. “Asgjë nuk ndryshoi për mua, megjithëse u ndjeva shumë fajtore më pas. Ashtu siç ndodh në ditëlindje, je një vit më i vjetër, por nuk ndihesh ndryshe.”

4. “Sa shumë që dhemb nëse nuk e di se çfarë po bën”.

5. “Pozitive: Seksi është qejf dhe ndihesh mirë. Negative: Infeksionet e traktit urinar”.

6. “Në të vërtetë, puthja është më mirë nga ç’prisja”.

7. “Sa e lagur është gjithçka”.

8. “Gjithmonë kam menduar se një vajzë supozohet të këtë gjakderdhje pas herës së parë, por unë nuk kisha dhe u shokova. Vazhdova të prisja që të ndodhte.”

9. “Një penis i madh nuk do të thotë seks i mirë. Në fakt, mund të jetë shumë shumë e dhimbshme. Nuk e dija që do kisha aq shumë gjakderdhje kur të humbja virgjërinë. Mendova se duhej të shkoja në spital”.

10. “Mendoja se do isha më mirë gjatë seksit. Përfundova duke u dukur si një peshk i ngordhur”.

11. “Trupi im nuk lëvizte ashtu siç unë doja. Kuptova që duhet të stërvitem më shumë”.

12. “Sa i tmerruar isha pas seksit! Gjithçka që mund të mendoja ishte “Të lutem, të lutem mos lejo që ajo të ngelë shtatzënë!” Ne përdorëm mbrojtje, por çfarë nëse dështonte? Dhe sa turp ndjeva.”


Shtuar 25.08.2021 15:39