“Unë dhe Romeo po flinim”, Donaldi rrëfen tmerrin që kaloi gjatë fëmijërisë: U trembëm shumë!

Donald Veshaj ka ndarë një detaj nga jeta e tij dhe e Romeos në fëmijëri.

Komentet ai i bëri gjatë një bisede me Arbër Hajdarin në programin e tij “më lër të flas”.

“I njëjti problem ka qenë edhe për ne në Vlorë. Sidomos periudhën e 97-98-tës. Bile ne kemi edhe një histori, kur unë dhe Romeo kemi qenë duke fjetur dhe bie një granatë dore në oborrin e shtëpisë. Ne trembemi aq shumë sa kalojmë në temperaturë të lartë dhe që pas asaj kohe, pas trembjes ne detyrohemi të vemë syze. Temperatura e lartë kaloi në sy si i thonë dhe shumë periudhë e sikletshme”, tha Donaldi.

Nga ana tjetër, Arbër Hajdari rrëfeu se mamaja e tij e vishte atë si vajzë deri në moshën 2-vjeçare.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem”, rrëfeu ai.

Kujtojmë se Donaldi vijon të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij edhe pas daljes nga Big Brother VIP./albeu.com/