Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Skavicën, kërkon përfshirjen e banorëve në diskutim

Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e të drejtës së informimit për mbrojtjen e mjedisin në ligjin për ndërtimin e hidrocentalit mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit.

Gjykata ka urdhëruar autoritetin për ndreqjen e gabimit procedurial për nxjerrjen e ligjit në lidhje me informinin e gjendjes dhe mbrojtjes se mjedisit.

Pasi tre organizata kërkuan shfuqizimin e ligjit për ndërtimit e hidrocentralit, Gjykata është shprehur se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës të mund të merrte pjesë, sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus-it.

“Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021.

Ndërkohë, në seancën e kaluar, Shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit paraqitën konkluzionet e tyre, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit.

Sipas tyre, ligji i 23 marsit 2021, bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk merr për bazë liritë e komunitetit ku do të ndërtohet hidrocentrali, godet konkurrencën.


Shtuar 30.01.2024 16:48