U përdhunua e u trafikua nga disa persona në Serbi, Miss-i shqiptar trondit me rrëfimin (FOTO LAJM)

Para pak ditësh u finalizua “Miss Universe Albania & Kosovo” ku fituese u shpallën Ina Dajçi si më e bukura e Shqipërisë dhe Tuti Sejdiu e Kosovës. Kjo e fundit mori shumë vëmendje në kompeticion pasi ndau historinë e saj fatkeqe të përdhunimit e trafikimit nga disa persona në moshën 13-vjeçare nga Kosova në Serbi. Ajo madje theksoi se për këtë arsye babai i saj është në burg, pasi ka kërkuar drejtësi për vajzën e saj. Sëfundmi në një intervistë për “ATV”, bukuroshja bionde ka rrëfyer me detaje këtë pjesë të dhimbshme në jetën e saj.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunuar e jam trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar të ma marrin mua jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm sepse ka kërkuar ndihmë për mua, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë. Ç’ka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as të na marrë në telefon, as ta shohim e ti çojmë rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet të jetë. Unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e do nxjerr drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mua e ka dëshmuar që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më duket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu teksa ka tronditur me rrëfimin e saj.


Shtuar 13.07.2021 15:41