Truproja zbulon si Berisha i shpëtoi për një fije makinës në shpejtësi: Erdhi drejt nesh në kundërvajtje!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshi dhe një mjet i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha që po rikthehej në Tiranë nga Kurbini.

Pas këtij aksidenti ku u vu në dyshim shëndeti I ish-kryeministrit, ka reaguar Ervis Tushe, truproja e Berishës.

Tusha shprehet se pas takimit në qytetin e Laçit rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin e tyre ka ardhur një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, në kundravatje.

Truproja bën me dije se makina në shpejtësi do të përplasej direkt me makinë  e Berishës por është shmangur me shpejtësi shoferi.

Po ashtu dhe dy makinat pas janë shmangur, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.

Reagim i Ervis Tushes, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha: 

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.

Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.

E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. /albeu.com/

 


Shtuar 26.11.2021 22:49