Tmerroi të miturën në Patos, “Piranjat” çojnë në pranga pedofilin e radhës

Një tjetër pedofil ka rënë në pranga, rast ky i referuar në komisariatin e policisë Fier nga “Piranjat” pas denoncimit të bërë nga qytetarët në emisionin investigativ në Abc që prej puntatës së parë ka trajtuar këtë fenomen që po shkatërron shoqërinë.

Pas hekurave ka përfunduar Artur Ibraj 36 vjeç lindur ne Patos dhe banues në Fier. Akuza që rëndon mbi të është përndjekja e një të miture të cilës i ka shkaktuar gjendje frike dhe ankthi duke i shkuar nga pas pa dëshirën e saj prej kohësh.

Kanë qenë familjarët e të miturës ata që e kanë referuar rastin në emisionin “Piranjat” në Abc. Ky është një nga ato raste që emisioni i ka trajtuar jashtë kamerave, krahas atyre ku pedofilët janë publikuar me zë dhe figurë.

“Më datë 21.05.2022, në orën 20:00 Komisariati Policisë Fier në bashkëpunim me emisionin investigativ “Piranjat” të televizionit ABC News, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Ibraj 36 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Fier lagia 8 Shkurti, për veprën penale “Perndjekja”, pasi me anë të veprimeve të përsëritura me qëllim për ti shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe te rende ankthi apo frike për sigurinë vetjake dhe familjare ka përndjekur në mënyre te vazhdueshme dhe pa deshirën e saj shtetasen e mitur me inicialet E.H”, thotë policia.

Pedofilia vijon të jetë një gangrenë e madhe në Shoqërinë shqiptar, aq sa ky fenomen duket sikur nuk ka fund. Në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, janë trajtuar disa raste të këtij fenomeni të frikshëm ku burra në moshë kërkojnë të kryejnë marrëdhënie me të mitura. Pas Fazliut nga Prizreni, Kristianit nga Lezha, në mesin atyre që kanë rënë në gjurmët e Piranjave janë Nertili nga Fieri, polic Shkëlqimi dhe Ardiani nga Korça.

Është e njëjta skemë, e njëjta sjellje, i njëjti vulgaritet që shfaqin të gjithë pedofilët. Por pedofilët nuk janë dhe aq të “dashur”, pasi ka dhe nga ata agresivë apo prepotentë siç është rasti i Nertilit nga Fieri, i cili sapo takon “Keisin” kërkon të vërë pikat mbi “i”. Emisioni “Piranjat” ka adresuar te autoritetet edhe raste të tjera jashtë kamerave dhe së shpejti pritet të ketë më shumë pedofilë të arrestuar./abcnews.al