Terrorizoi qytetin e Divjakës me breshëri plumbash, RENEA blindon zonën e arreston “trimin”

Një person i identifikuar si Artan Kaboçi ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ku blutë e Lushnjës kanë shkuar në banesën e tij në Mellhazan, pasi ishte raportuar për një problem.

Kur efektivët kanë mbërritur për të shoqëruar në komisariat këtë shtetas, Kaboçi ka hapur zjarr drejt policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autori është larguar me shpejtësi, por ndërhyrja e Forcave RENEA, kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e tij në pranga.


Shtuar 12.03.2021 22:32