Dhimbja e pafund e një nëne: I humba tre djemtë, jeta ime një ferr

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Thanas të Lushnjës. Takuan familjen Peshku e cila ka një histori dramatike. 65-vjeçarja Hajrie Peshku thotë se ka humbur tre djemtë e saj. Vuajtjet e saj dhe dhimbja nuk ka fund.

Një djalë i është zhdukur pa nam e nishan, dy të tjerë i kanë vdekur. Zemra e një nënë mban shumë dhimbje. Por dhimbjen e fundit e ka shumë të freskët, pasi vetëm para disa muajve ka humbur djalin e tretë. Ai vuante nga kanceri. Tani ka mbetur me vetëm një djalë dhe tre vajza.

E nuk mjaftojnë vetëm këto humbje për ta rënduar zemrën e kësaj nëne, por janë edhe hallet që vdekje të tilla të parakohshme lënë pas. Por të paktën nuk është e vetme, por ka krah edhe bashkëshortin e saj, Islam Peshkun.

Në fillim të viteve 90’ ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në kërkim të një jetë më të mirë, edhe djali i nënë Hajries mori rrugën e emigrimit maleve në kufi me Greqinë. Por ai nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Familja humbi çdo kontakt më të. Familja nuk e di nëse ai sot është gjallë a vdekur. Një djalë tjetër i familjes Peshku u mbyt në lumë kur ishte vetëm tre vjeç.

“Edhe sot unë nuk e di ku është ai, nuk kam fol më me të, nuk di gjë për të, e kemi kërkuar deri tani në çdo emision e kemi kërkuar, ende them ishalla është diku, nuk kam shpresa për të. Më ka dalë shpirti përtokë, s’ka më keq, ai ishte fëmija i parë. Edhe një djalë më është mbytur tre vjeç, u mbyt në lum”, -thotë 65-vjecarja.

Djali i tretë i familjes Peshku ndërroi jetë para disa muajsh nga tumori duke lënë tre jetimë. Mes lotësh Hajria tregon sesi e gjeti të pajetë në banesë.

“Edhe ky djalë më iku, për tre muaj, i doli kancer, spitali nuk e mbajti, vdiq. Më ka ngel tre goca dhe një djalë që e kam në Greqi, më dridhet trupi”, -thotë e moshuara.

“Ky djali i tretë që vdiq, më ka lënë tre djem, djali i tij i madh është 19 vjeç dhe dy të tjerët janë më të vegjël. Dhimbjet e mia kanë qene shumë të vështira, i kam përballuar me mundim, jemi dy pensionistë, i kam mbajtur me ushqim por tani me këtë pension kemi shumë halle, me këtë pension nuk kam mundësi që ti përballoj dot”, -shprehet gjyshi i tre fëmijëve të mbetur jetimë.

Shtuar 12.03.2021 11:03

Tags: ,