Si nisi dhe u zhvillua përplasja e fiseve Rexhepi-Muça-Çapja në Elbasan

Më 23 korrik 2009 ekzekutohet Roland Rexhepi. Ish-agjentit i antikrimit në policinë e Elbasanit, gjeti vdekjen pasi dy breshëri kallashnikovi u derdhën mbi trupin e tij.36-vjeçari spo doli nga shtëpia, kur një një motor me dy persona me maska dhe të armatosur i ka dalë përpara duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta.Si autorë të kësaj ngjarjeu u identifikuan Armand Llakaj dhe Marjus Tafa.Dy vjet pas ngajrjes Prokuroria e Elbasanit kërkoi 48 vjet burg për dy shtetasit e akuzuar për vrasjen e ish-policit, ngjarje kjo që sipas hetimeve ka ndodhur për motive të dobëta.Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, Prokuroria u bazua në ngritjne e akuzës tek dhe akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskën që autorët kanë përdorur në krim.Por ndërsa prokuroria e Elbasanit rrekej të zbardhte ngjarjen e vrasjes së ish-agjentit, në dhjetor 2011, vritet dhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.Ish biznesmeni u vra në qendër të qytetit, sapo doli nga një lokal dhe po hipte në makinën e tij tip “Benz”, me targa të Tiranës. Autori i vrasjes përfitoi nga terreni i errët në këtë zonë dhe iu afrua mjetit ku ndodhej viktima duke e qëlluar.Nga pamjet filmike autori i vrasjs se tij pas ngjarjes eshte larguar duke çaluar pasi është qëlluar nga Iliri.Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta në dorën e Ilirit, e cila kishte qëlluar njëherë. Si autor i kësaj ngjarje u dyshua Bledar Muça, i cili u largua jashtë Shqipërisë.Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit nuk ngriti kurrë akuza ndaj Muçës që ta implikonin atë në këtë ngjarje.Bledar Muça u kthye ne vitin 2013 bashkë me alibinë se nuk gjendej në Shqipëri kur ndodhi vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi. Policia më pas i hodhi poshtë akuzat por me sa duket jo rivalet e tij.Tre vjet më vonë ai do të ishte objektiv i një atentati të ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.Muça ndodhej në makinë me Florenc Çapjen kur një breshëri automatiku është derdhur mbi ta.Si pasojë e qitjes, përveç Muçës mbeti e plagosur rëndë dhe shtetasja Matilda Kermezi, punonjëse e Policisë së Shtetit, e cila në momentin e ngjarjes po kalonte si këmbësore. Në momentin që është është qëlluar mbi Bledar Muçën dhe mikun e tij Florenc Çapjen ka pasur shumë kalimtarë të rastit, automjete në lëvizje si dhe të parkuar ndanë rrugës.Në vendngjarje janë sekuestruar nga policia gjyqësore 29 gëzhoja të nxjerra nga arma e përdorur, ndërsa autori u largua pa lënë asnjë gjurmë. Atentati i ndodhur në qendër të qytetit bëri që familja Çapja të humbte kontrollin. /tch/

Shtuar 30.01.2019 12:01