Shpërthimi me tritol në bizneset e Noizy-t, merret në pyetje Cllevio

Kanë nisur hetimet  për shpërthimin me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit në biznesin e Rigels Rajku-t (Noizy) në Durrës.

Shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e rrobave që është në emër të babait të këngëtarit. Pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje edhe Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, më të cilin Noizy u përfshi me një sherr masiv dy ditë më parë.

Noizy në dëshminë e tij deklaroi se ai ka konflik vetëm me një person, dhe ai është Cllevio./albeu.com