Sherr në Big Brother, Arjola Demiri dhe familja e saj përplasen me Arbër Hajdarin

Një konflikt i madh ka ndodhur mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit Arbër Hajdari. Burime për “Kosovarja” bëjnë të ditur se sherri është zhvilluar në prapaskenat e “Fan Club”.

Duket se përplasja lidhej me komentet e Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjoles gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë që aktorja kur doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 20:09