Sezoni turistik/ Policia, masa të shtuara për sigurinë rrugore: Intensifikohen monitorimet me radarë, kamera e patrulla të lëvizshme

Policia njofton masa të shtuara për sigurinë rrugore me nisjen e sezonit turistik, kur shtohet edhe fluksi i automjeteve, kryesisht gjatë zonave bregdetare dhe turistike.

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdha urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Sipas policisë, si rezultat i monitorimit, vetëm gjatë kësaj jave evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 34 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

🔹 1789 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

🔹 10954 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

🔹 1624 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

🔹 3457 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

🔹 568 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

🔹8579 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakime të gabuara.

🔹 456 drejtues automjetesh, për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit.

🔹876 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.


Shtuar 25.05.2024 14:36