Rasti i Eriksen, Dr, Brataj: Nuk ishte mrekulli e Zotit

Nga Dr. Skender Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Tiranë.

Mbrëmjen e e djeshme po dëgjoja interpretime të ndryshme mbi ngjarjen që ndodhi në fushën e lojës! Interpretime që më lanë një shije të hidhur, një interpretim sipërfaqësor, jo profesionist, jo mjeksor, jo urgjence! Nuk mund të thuhet në televizione që mund të ishte një lipotimi, nje humbje ndjenjash.

Ishte një arrest kardiak, i trajtuar në menyren e duhur. Komplimente stafit qe trajtoi kete pacient.

Sot prisja një reagim nga shoqatat mjeksore, sidomos nga mjeksia e urgjencës apo reanimatorët!

Arresti kardiak që ndodhi ditën e djeshme në ndeshjen e futbollit për kampionatin Europian midis Danimarkës dhe Finlandës ishte demonstrim i një sëmundjeje vdekjeprurëse që mund të ndodhi në çdo ambient dhe ço personi.

Arresti kardiak që ndodhi dje në fushën e lojës ishte një demonstrim se si duhet të veproj një ekip mjeksor. Nuk ishte një mrekulli, nuk ishte se e ruajti Zoti, nuk ishte se ishte i ri! Ishte masazhi kardiak dhe defibrilatori që bënë mrekulline!

Çfarë është arresti kardiak ? Çfarë është një vdekje e pa pritur?

Ndërprerje e menjëhershme dhe e papritur e aktivitetit kardiovaskular dhe respirator, e paraprirë ose jo nga shenja dhe simptoma, në një person me ose pa sëmundje kardiake të njohura më parë.

Vdekja kardiake e papritur është 1 event në 1.000 banorë në vit!

Shkaqet e arrestit kardiak janë:
Hipoksia
Hipovolemia
Hipo- hiperkalemia
Hipotermia
Jonet hidrogjen(Ac. metabolike)
Tamponada
Pneumotoraksi hipertez
Intoksikimet
Trombembolia pulmonare(TEP)
Infarkti Akut i Miokardit(IMA)

Çfarë duhet të bëjë një person që gjendet pranë një pacienti në arrest kardiorespirator, që nuk është koshient, nuk merr frymë, nuk ka puls dhe nuk ka shenja jete?

Pasi vlerëson këto tre parametra, kërkojmë ndihmë dhe të na sjellin një defibrilator. Vendosim personin në një plan të ngurtë me barkun lart dhe fillojmë shtypjet e gjoksit. Ato bëhen në qendër të gjoksit, në linjën intermamelare aty ku kjo linjë kryqëzohet me qendrën e sternumit.

Shtypjet e gjoksit bëhen 30 herë me shpejtësi 100-120 në minutë, 5-6 centimetra thellësi te i rrituri, deri në 5 centimetra te fëmija dhe deri në 4 centimetra thellësi te infanti nën 1 vjeç.

Cikli bëhet me 30 shtypje gjoksi dhe 2 ventilime, ose vetëm shtypje gjoksi deri sa të mbërrijë një defibrilator. Kur defibrilatori mbërrin aplikohet kjo sekuencë: ndizet, vendosen piastrat në gjoks, lidhet kavo me defibrilatorin dhe presim analizën e tij. Nëse ai thotë “shok i këshillueshëm” atëherë japim goditjen elektrike. Pastaj fillojmë menjëherë masazhin kardiak 30 me 2 për 5 herë, ose 2 minuta.

Përsëri dëgjojmë analizën e defibrilatorit dhe ndjekim çfarë na këshillon ai. Ky protokoll ndiqet nga infermierët dhe mjekët e urgjencës të cilët do tju drejtojnë në veprimet tuaja nëse do të thërrisni menjëherë 127. Të bësh këto veprime nuk është e thënë të jesh mjek ose infermier. Ato mund ti bëjë çdo person që ndodhet pranë një skenari të arrestit kardiak.

Sa janë të përgatitur stafet mjeksore dhe personeli që kërkohet për të asistuar ndeshjet në aktivitetet sportive në Shqipëri? Sa prej tyre kanë në dispozicion defibrilator?
Është detyrë e intitucioneve përkatëse, e klubeve dhe drejtuesve të tyre të verifikojnë ato.

Prandaj shumë herë kam kundërshtuar kryetar bashkish, deputet apo president klubesh kur kërkonin vetëm një ambulancë prezente në fushë për të filluar ndeshja!!!

Shtuar 14.06.2021 09:03