Rama nga Durrësi: Janë 1.500 vende pune të lira, s’ka profesionistë

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi është shprehur se në 63 biznese në të gjithë rajonin janë 1.500 vende në pune të lira.

Rama shton se po ashtu vetëm në Durrës janë rreth 600 vende të lira pune, ndërsa shtoi se sot janë 13 mijë të pënusuar më shumë se një vit më parë.

“Dua të them disa gjëra, në mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se në marsin e 2021. është fakt që në 4 mujorin e këtij viti, sot kemi një pagë mesatare. Dua t’u them të gjithëve se është gjithmonë një mundësi që të bëhet një zgjedhje mes punësimit në vendin tonë dhe kërkimit në një vend tjetër. Gjërat nuk janë ashtu sic duket, se vërtetë që në emigracion ka rroga të larta por ka dhe shpenzime më të larta. Pavarësisht se këtu ose atje, vlera e aftësive për punë është e pazëvendësueshme.

Në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës mësohet se janë edhe 600 vende të tjera të lira, për të gjithë ata që kërkojnë punë. Thamë që punë ka po nuk ka profesionistë. Por kjo është ajo që ndeshet në cdo derë kompanie dhe kjo thellohet. Duhet një kualifikim më i lartë i punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar

Ne e kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen, dhe rezultatet, sot kemi rreth 21 mijë nxënës të rregjistruar në shkollat profesionale. Ne duam të vazhdojmë të gjithë bashkë, në rrugën e punësimit. Kemi nevojë të etshme për krah pune në të gjitha pozicionet që nga kamarierët e nivelit bazik deri te menaxherët për të marë pagat. Mos të kërkojnë punë shteti e mos të rrinë në shtëpi e të presin për punë,” ka thënë Rama.