Policia jep detaje nga ngjarja në Berat, si dyshohet se ka ndodhur aksidenti ku makina ra në lumin Osum dhe humbën jetën nënë e bir

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Berat, ku humbi jetën nëna së bashku me djalin e saj 6-vjeçar.

Sipas policisë, nëna 25-vjeçare e identifikuar si Klaudia Xhaferaj, ka humbur kontrollin e mjetit për dy arsye.

E para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë përdorimi i celularit gjatë kohës së ngarjes së makinës.