Nuk ju punon mirë kondicioneri? Mos thërrisni teknikun, ja si ta pastroni vetë me këtë produkt

Nuk ka aleat më të mirë në “luftën” kundër vapës sesa kondicioneri. Megjithatë, shumë njerëz harrojnë se kondicionerët duhet të mirëmbahen. Kur flasim për mirëmbajtje, më së shumti nënkuptojmë filtrat që ndodhen në vetë pajisjen dhe mbi të cilët me kalimin e kohës grumbullohen pluhuri dhe bakteret.

Nëpërmjet ajrit, ato mund të arrijnë lehtësisht në mushkëritë e njeriut dhe të shkaktojnë shumë sëmundje. Për këtë arsye është e nevojshme që të pastrohen filtrat. Nëse filtrat nuk janë shumë të ndotur, mund t’i pastroni vetë. Pastroheni filtrin me ujë dhe pak detergjent.

Nëse shtoni pak dezinfektues do të jeni të sigurt që të gjitha mikrobet e dëmshme janë shkatërruar. Pas larjes, lëreni filtrin të thahet. Duhet të jetë plotësisht e thatë në mënyrë që ta vendosni në kondicioner dhe sigurisht. Rekomandohet pastrimi i kondicionerit çdo 6 muaj.

Nëse e përdorni për ngrohje gjatë dimrit, atëherë çdo 3 muaj.