“O gazetarë të degjeneruar”, policja e famshme me gjarpër fyen punonjësit e medias: Policia po bën punë të shkëlqyer, 0 vrasje vetëm në Parajsë ka

Pas vrasjes së ditës së djeshme në Elbasan, ku mbeti i vdekur Madrit Ulqinaku, ka reaguar edhe policja e njohur, Anisa Kostani.

Kostani është shprehur se gazetarët nuk duhet të flasin keq për punën e policisë.

Përmes një postimi, ajo shprehet se blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton albeu.com.

Për Kostanin largimi i autorëve të krimeve në drejtim të paditur, nuk përbën problem dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e policisë.

Kujtojmë se Kostani u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, të cilin e ekspozoi edhe në media./albeu.com/