Nuk ka më justifikime! Fati i Shullazit dhe grupit të tij vuloset në këtë datë

Pavarësisht paralajmërimeve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi u paraqitën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm pa avokatët mbrojtës.

Në seancë u bë me dije se avokatët kanë refuzuar mbrojtjen e 3 të dënuarëve, metodë kjo e përdorur prej vitesh për të shtyrë vendimin e gjykatës, duke e shtyrë seancën herë pas here.

Sot bëhet me dije nga Gjykata e Apelit të Posaçëm se vendimi për 3 të dënuarit do të jepet më datë 3 dhjetor dhe pa avokatë mbrojtës.

NJOFTIMI:

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësorepërçështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018,mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet etë pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00”, -thuhet në njoftim. /albeu.com/