Ndodhi dhe kjo! Bora Zemani puth Donaldin live në emision (VIDEO)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim.

Në përballjen e parë televizive në emisionin “Më lër të flas”, të dy do të risjellin sërish skenën e famshme të puthjes së tyre në “Big Brother VIP”.

Në rrjet po qarkullon një video ku duken Bora dhe Donaldi në skenë, ku rikriojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.”

Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla, e në një moment e puth…në ballë. Por nuk dihet nëse finalizohet me një puthje romantike.

Kujtojmë se gjatë kohës kur aktori ishte në “BBV”, pati një lidhje me Beatrix Ramosajn, me të cilin u nda sapo doli jashtë formatit, për t’u rikthyer tek Bora, me të cilën shkëmbeu edhe një puthje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shtuar 29.09.2022 23:57