Majko ndan detajet nga vizita në Hagë: Krenar për vëllezërit e mi, Thaçi dukej i qetë

Pandeli Majko ka ndarë detaje nga vizita e tij në Hagë, ku vizitoi krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Majko tregon sesi i gjeti ata, duke thënë se “Thaçi duhej i qetë, Veseli i qartë, Krasniqi i sprovuar, ndërsa Selimi i papërsëritshëm”.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan Majko.

Pandeli, Majo, Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisiu kanë udhëtuar sot në Hagë ku janë takuar me ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së, Kadri Vesili, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selemi. Vizita e tyre ishte paralajmëruar prej kohësh.

Kujtojmë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Shtuar 29.09.2022 23:46