Moti për ditën e mërkurë, 18 gusht 2021

Përshëndetje nga SHMU!

Per ditën e nesërme vendi ynë do të jete nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtëra.

Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në mesditë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale.

Më konkretisht:

vendet malore 17°C deri në 32°C
vendet e ulëta 21°C deri në 36°C
vendet bregdetare 19°C deri në 34°C
Ju urojmë një pasdite të bukur!


Shtuar 17.08.2021 23:44