Makina përplas të miturin dhe zhduket

Një makinë ka përplasur një të mitur në aksin Fushë Krujë-Kamëz, dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Informacionet e para bëjnë me dije se mjeti i drejtuar nga E.B ka përplasur në rrug 12-vjeccarin dhe është larguar me shpejtësi.

Njoftimi:

Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.10.2023 15:06