Jep leksione mbi traumën, ndjekësi i “përvishet” mbesës së ish-diktatorit: Nuk harrohen ato që shkaktoi Enver Hoxha

Ajo është mjeke psikoterapiste, edhe profili i saj ka na qendër shërbime psikologjike. Valbona Hoxha trajton herë pas here tema të ndryshme në profilin e saj që kanë të bëjnë me psikoterapinë.

Së fundmi ajo ka trajtuar temën e “taumës”, pasojat e saj, a mund të harrohet dhe a shërohet ndonjëherë. Fakti që është mbesa e ish diktatorit, Enver Hoxha nuk ka qenë e papërfillshme nga ndjekës të shumtë të cilët ia kanë përmendur duke kujtuar edhe plagët dhe pikërisht TRAUMËN që i ka lënë regjimi i tij.

Një prej tyre duket se e ka marrë shumë seriozisht dhe Instagrami i Valbonës i ka dhënë mundësni nëpërmjet një komenti të “shpërthejë”.

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhes i ka shkaktuar trauma qe nuk shërohen lehtë popullit shqiptar”, shkruan komentuesja.

Ndryshe nga ç’ka bërë me komentuesit e tjerë, të cilëve i ka dhënë një pëlqim dhe tektuk ndonjë përgjigje, ndaj këtij komenti Valbona nuk ka bërë asnjë reagim, por as nuk e ka fshirë nga profili i saj.