Ka nisur me tension senaca plenare e ditës së hënë, ku sërish deputetët e opozitës kanë tentuar të “Pushtojnë” karriget e ministrave dhe kryeminsitrit.
Por këtë herë mazhoranca duket se i ka bërë mirë llogaritë, pasi në ka vendosur “gardhin” e gardistëve para karrigeve ku qendrojnë ministrat e kabinetit, për të mos lejuar deputetët e opozitës që të “mësyjnë.
Megjithatë deputetët e opozitës vijojnë protestën brenda në sallë.
View this post on Instagram
Ndëkrohë ka patur përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe atyre të PS.
Gjatë kohës që deputeti i PS, Vullnet Sina ka qenë duke folur, deputeti demokrat Bledion Nallbati është afruar për t’i fikur telefonin, pas kësaj janë shkëmbyer gushta mes detupetëve.
Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë menjëherë seancën.