Ombudspersoni i Speciales në Hagë, Pietro Spera: Jo të gjithë të paraburgosurit kanë pranuar të më takojnë

Pietro Spera, Ombudspersoni i Gjykatës Speciale në Hagë, njoftoi se ka monitoruar kushtet e paraburgimit për të siguruar që aty të zbatohen standardet ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gjatë inspektimeve ai u ofron të paraburgosurve mundësinë e takimeve private dhe konfidenciale. “Në kuadër të inspektimeve iu ofroj takime të paraburgosurve, në mënyrë privat e konfidenciale. Disa prej tyre më kanë takuar, disa jo.”

Spera shkroi gjithashtu se javën e fundit ka kryer inspektimin e 11-të dhe se është i kënaqur që kushtet e paraburgimit i plotësojnë standardet më të larta.

Më herët, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me akuza për krime lufte në Hagë, i janë drejtuar me letër Ombudspersonit Pietro Spera.

Në këtë shkresë, ish-krerët e UÇK-së theksojnë se Dhomat e Specializuara janë ngritur për t’u dhënë një përgjigje adekuate pretendimeve të Raportit të Dick Martyt, ndërsa ankohen se procesi ndaj tyre po shoqërohet me parregullsi.

Ish-zyrtarët e lartë të shtetit dhe UÇK-së kanë përmendur “vonesat e stërzgjatura të procesit, materialet e vonuara, redaktimet e tepruara”, duke vlerësuar se këto e ngadalësojnë procesin gjyqësor dhe vënë në rrezik parimin e barazisë së palëve në proces.


Shtuar 3.07.2026 16:15

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş