Furtuna e breshërit ‘zbardh’ qytetin e Elbasanit, dëmton edhe automjetet

Qyteti i Elbasanit është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Madhësia e kokrrave të breshrit sipas qytetarëve i ka shkaktuar edhe dëme në automjete.

Reshjet po ashtu kanë bërë që të vështirësohet lëvizja në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë.

Kushtet e këqija të motit duket se janë bërë shkak edhe për aksidente përgjatë autostradës.

Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.


Shtuar 25.05.2024 17:23