Finalja e Conference League, në stadium mazhoranca dhe opozita, Abazoviç i ftuari special (FOTO LAJM)

Për herë të parë në histori, Shqipëria organizon një finale të madhe të Europiane, e cila për ditë me radhë e mbajti Tiranën në qendër të vemëndjes botërore.

Më shumë se 60 milion njerëz në mbarë botën kanë parë ndeshjen në “Air Albania”, teksa ajo u transmetua në 155 shtete.

Përpos tifozëve italianë, holandezë dhe të ftuarve nga UEFA, në stadium nuk munguan politikanë të vendit si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita, ndërsa i ftuari spicial ishte Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Pranë njëri-tjetrit në stadium u panë, kryeministri Rama dhe presidenti në ikje Ilir Meta, ndërsa nuk munguan edhe deputetë e ministra si, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Bora Muzhaqi, Safet Gjici e Petrit Vasili.

Për fat të mirë Policia e Shtetit ia doli ta menaxhonte më së miri situatën edhe pse një natë para finales pati disa trazira që rritën akoma më shumë shqetësimin. /albeu.com