Emocione e puthje, Sarah dhe Dj PM rrëfejnë të rejat e lidhjes së tyre jashtë “BB VIP” (FOTO LAJM)

Dj PM dhe Sarah janë një ndër çiftet e krijuara në këtë edicion të parë të “Big Brother VIP”.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “FAN Club”, ata zbuluan të rejat e lidhjes së tyre.

Sarah tregoi se po shijojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë me disa takime private.

“Kemi një muaj jashtë shtëpisë, kemi dashur të jemi pak në privatësi, por jemi shumë mirë. Nuk po jetojmë bashkë, nuk jemi fejuar, shkojmë e vijmë Tiranë-Prishtinë dhe jemi shumë mirë”, u shpreh ajo.

Në fund çifti i BBV u surprizuan nga fansat me një buqetë me lule dhe në emocione e sipër shkëmbyen edhe një puthje në buzë./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 23:22