Elbasan/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në një lokal

Është shënuar ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit një aksident automobilistik, ku dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar në një lokal, duke vënë në rrezik edhe jetën e klientëve që po pinin kafe në bulevard.

Si pasojë një nga personat ka mbetur i plagosur i cili është marrë me ambulance dhe është dërguar për në qendrën spitalore për ndihmë mjeksore.


Shtuar 2.03.2024 17:09