Sërish tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet me intensitet 4,9 ballë të shkallës Rihter,  është regjitruar mes Mavrovës dhe Gostivarit.

Tërmeti është ndjerë në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas këtij ka pasur edhe një sërë lëkundjesh të tjera me intensitet më të vogël, 4.4 ballë të shkallës Rihter.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

 

 

 


Shtuar 12.03.2021 23:39