Bardhi i përgjigjet Berishës: Kodet mafioze nuk të ecin me mua, e vetmja armë që ke është shpifja

Deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha pak më parë u shpreh se Balla dhe Bardhi mbrojnë njëri-tjetrin edhe në rastin e vrasjeve në qytet dhe më gjerë, duke iu referuar vrasjes së Xhuvanit në Elbasan.

Me një postim në “Twitter” Bardhi shkruan se Berisha mund të kërcënojë Ballën me kode mafioze por jo atë, ndërsa ka theksuar se e vetmja armë që ish-kryeministri ka ndaj tij është shpifja.

Bardhi: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”! /albeu.com