Një i vdekur nga aksidenti tragjik në Korçë, pamje nga vendngjarja

Një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta të Korçës.

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa automjetet janë shkatërruaar, ndërsa njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të plagosurit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë.

/albeu.com


Shtuar 4.02.2024 17:54